Policia prish festën e ditëlindjes së Lukakut, lojtari thyen rregullat dhe dënohet

68
policia-prish-festen-e-ditelindjes-se-lukakut,-lojtari-thyen-rregullat-dhe-denohet

Sulmuesi i Inter Romelu Lukaku thuhet se po përballet me sanksione pas festimeve të ditëlindjes në një hotel, kjo pasi festa përfundoi me mbërritjen e policisë lokale.

Corriere della Sera raporton se policia hyri në një hotel në qendër të Milanos rreth orës tre të mëngjesit dhe gjeti sulmuesin belg që festonte ditëlindjen e tij pas fitores 3-1 ndaj Romës.

Gazeta zbulon se Achraf Hakimi, Ivan Perisic dhe Ashley Young ishin midis 24 personave të identifikuar në mbrëmje, duke përfshirë menaxherin e restorantit të hotelit, i cili organizoi ngjarjen.

Drejtori dhe të ftuarit do të sanksionohen për shkelje të ndryshme të rregullave të COVID-19.

Tutje gazeta thotë se policia iu përgjigj një telefonate rreth orës 03:00 dhe udhëtoi në një hotel në qendër, ku po festohej ditëlindja e sulmuesit të Interit./

The post Policia prish festën e ditëlindjes së Lukakut, lojtari thyen rregullat dhe dënohet appeared first on RahovecNET.