Katër persona të lënduar nga një aksident në rrugën Bardh i madh-Drenas

260
kater-persona-te-lenduar-nga-nje-aksident-ne-rrugen-bardh-i-madh-drenas

Katër persona kanë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Bardh i madh-Drenas.

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, ndërkaq bëhet e ditur se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Bardh i Madh -Drenas, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.