Aksident trafiku në Poujevë, dy persona të lënduar

235
aksident-trafiku-ne-poujeve,-dy-persona-te-lenduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku në fshatin Lluzhan të Podujevës.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00,në fshatin Lluzhan të Podujevës ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.