Vetura godet këmbësorin në Podujevë

192
vetura-godet-kembesorin-ne-podujeve

Një person është lënduar pasi është goditur nga një veturë në Podujevë.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 17:20.

Kështu bëri të ditur, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:20, në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor”.

Ahmeti tha se këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor dhe se me rastin po merret njësiti i trafikut.