Tërmkolli: Rreshtimi i disa kosovarëve krah Palestinës është politikisht njësoj si kah Serbia

52
termkolli:-rreshtimi-i-disa-kosovareve-krah-palestines-eshte-politikisht-njesoj-si-kah-serbia

Ajo me anë të një postimi në Facebook ka thënë se kjo nuk është çështje me të cilën duhet të merremi, dhe rrjedhimisht, rreshtimi i disa prej tyre krah Palestinës është politikisht njësoj sikurse kah Serbia, shkruan Rahovec.net.

Kjo ngase sipas Tërmkollit, zyrtarët palestinezë janë sjellur dhe sjellen ende në formën më agresive kundër pavarësisë së shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Nuk është as çështje e jona as takat i yni konflikti mes Izraelit e palestinezëve! Rreshtimi i disave kah Palestina është politikisht pothuaj njësoj si kah Serbia. Zyrtarët palestinezë janë sjellë e po sillen në mënyrën më agresive kundër pavarësisë e shtetit tonë. Deklarimi i Myftiut të Kosovës për ngjarjet e fundit atje, është më shumë se skandaloz, ndërsa TV-të tona që mbajnë debate ( RTK) të kësaj natyre nuk dojnë koment. /Rahovec.net/