Sipas Klop, City po triumfon sepse “ka trajnerin dhe skuadrën më të mirë në botë”

67
sipas-klop,-city-po-triumfon-sepse-“ka-trajnerin-dhe-skuadren-me-te-mire-ne-bote”

Për Klopp, City është skuadra më e mirë në botë, kurse Guardiola trajneri më i mirë.

Manchester City është rikthyer të dominojë këtë sezon në Premierligë, derisa ditë më parë shkroi historinë duke u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve.

Pep Guardiola ka ndërtuar një skuadër kampionësh që ia ka lakmi edhe rivali i tij, Jurgen Klopp.

“City ka trajnerin më të mirë në botë. Ka skuadrën më të mirë dhe trajnerin më të mirë, është një formulë e mirë suksesi”, tha ai.

City tashmë e ka fituar Kupën dhe Premierligën në Angli, derisa synon edhe trofeun e Champions League që me 29 maj do ta kërkojë atë në përballjen me Chelsean.

The post Sipas Klop, City po triumfon sepse “ka trajnerin dhe skuadrën më të mirë në botë” appeared first on RahovecNET.