Rrokulliset një veturë në rrugën Gjilan-Prishtinë, tre të lënduar

151
rrokulliset-nje-veture-ne-rrugen-gjilan-prishtine,-tre-te-lenduar

Një vetaksident ka ndodhur para pak minutash në rrugën Prishtinë-Gjilan, afër fshatit Llabjan. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Po, ju konfirmoj se ka ndodhë një vet aksident në fshatin Llabjan, ku tre persona janë lëndu, fatmirësishtë jashtë rrezikut për jetë. Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal janë në vendin e ngjarjes duke i hetuar rrethanat e aksidentit”, ka thënë Hashani./