Dita e Infermierëve, Presidenti Meta: Sot u jemi mirënjohës për kujdesin e dëshmuar

67
dita-e-infermiereve,-presidenti-meta:-sot-u-jemi-mirenjohes-per-kujdesin-e-deshmuar

12 Maji në të gjithë botën ju kushtohet infermierëve, atyre që janë në detyrë, por edhe atyre që tashmë janë në pension. Një ditë homazh edhe për ata që nuk jetojnë më, por kjo ditë është dhe një ditë reflektimi për problematikat me të cilat ata përballen në sistemin shëndetësor.

Sot, në Ditën ndërkombëtare të Infermierit, Presidenti i vendit, Ilir Meta, përmes një postimi në rrjete sociale, shpreh mirënjohje për punën heroike të infermierëve në vendin tonë, duke shkruar se kanë luftuar ditë e natë me humanizëm, përkushtim dhe sakrifica të jashtëzakonshme, madje edhe duke rrezikuar jetën e tyre.

“Përmirësimi i kushteve të punës dhe trajtimi i duhur financiar është vendimtar për të frenuar largimin e tyre nga vendi dhe rritur standardet e shërbimit tonë shëndetësor”, shkruan më tej Meta.

The post Dita e Infermierëve, Presidenti Meta: Sot u jemi mirënjohës për kujdesin e dëshmuar appeared first on RahovecNET.