Aksident mes veturës dhe traktorit në Llugë të Podujevës, ka të lënduar

172
aksident-mes-vetures-dhe-traktorit-ne-lluge-te-podujeves,-ka-te-lenduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Llugë të Podujevës.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Kjo e fundit ka bërë të ditur se nga të dhënat fillestare, dy persona janë lënduar nga ky aksident.

“Sot rreth orës 16:00 në fshatin Llugë, të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane  perfshirë një veturë dhe një traktor. Bazuar në të dhënat fillestrare, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.