20-vjeçarja vritet para bashkëshortit dhe fëmijës së vogël, autorët kërkohen edhe në Shqipëri

62
20-vjecarja-vritet-para-bashkeshortit-dhe-femijes-se-vogel,-autoret-kerkohen-edhe-ne-shqiperi

Një britanike 20-vjeçare është torturuar për vdekje para bebes së saj 11-muajshe pasi grabitësit hynë natën me forcë në shtëpinë e familjes së saj në Greqi.

Tre grabitësit mbytën për vdekje 20-vjeçaren Caroline Crouch pasi hynë në shtëpinë e saj në Glyka Nera në Athinë, dhe lidhën pas karriges bashkëshortin e saj.

Bashkëshorti, Charalambos Anagnostopoulos, një pilot 33-vjeçar, i mbijetoi sulmit, ndërsa sulmuesit u larguan me paratë dhe bizhuteritë e vjedhura.

Policia ka nisur hetimet, teksa deri më tani dyshohet se autorët të jenë ciganë me origjinë shqiptare, por nuk përjashtohet fakti që të jenë edhe gjeorgjiane.

Bashkëshorti i viktimës ka deklaruar se ka dëgjuar autorët të flasin në gjuhë të huaj dhe sipas policisë dyshohet të jetë gjuha cigane.

“Ndodhi pak pas orës 05.00. Ishin tre njerëz të maskuar, njëri ishte shumë i gjatë. Ata ulërinin dhe kërcënonin me një greqishte të keqe. Më lidhën mua në një karrige dhe shkuan te gruaja ime”, është shprehur ai.

Policia greke do të dërgojë në Shqipëri të dhëna për personat e dyshuar, të cilët mund të kenë lidhje me Shqipërinë.

Ndërkohë që, ka vënë 300.000 euro në dispozicion të kujtdo jep të dhëna që çojnë në arrestimin e vrasësve.