Zvicër: 18 vjeçarit nga Kosova i merret patentë-shoferi, voziti me shpejtësi 227 km/h

59
zvicer:-18-vjecarit-nga-kosova-i-merret-patente-shoferi,-voziti-me-shpejtesi-227-km/h

Një 18 vjeçar nga Kosova i është marrë patentë-shoferi nga Policia e Zvicrës.

Kjo pasi është kapur nga Policia e St.Gallen duke vozitur makinën në shpejtësi prej 227 km/h.

Ai ishte duke lëvizuar me makinën e tij në Autostradën A1, në zonën e Viaduct Goldach, në drejtim të St Margrethen, raporton Polizeinews.ch përcjell Klan Kosova.

Për shkak se kishte bërë vepër penale, i riu kosovar është proceduar për në prokurori.