Rrahje në Ferizaj, lëndohen tre qytetarë të Shqipërisë

56
rrahje-ne-ferizaj,-lendohen-tre-qytetare-te-shqiperise

Katër shqiptarë të Shqipërisë janë rrahur mes vete në Ferizaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa njëri prej tyre është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Raportohet se katër të dyshuar meshkuj shqiptar shtetas të Shqipërisë janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasoj, tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njeri prej tyre është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.