Mourinho identifikon dy lojtarë për t’i transferuar te Roma

95
mourinho-identifikon-dy-lojtare-per-t’i-transferuar-te-roma

Mesfushori i Lille, Renato Sanches dhe kapiteni i Torinos, Andrea Belotti janë dy objektivat kryesorë të Romës në afatin kalimtar veror.

Jose Mourinho do të marrë drejtimin e “Gjallorosëve” dhe tashmë ata po përgatiten për merkaton verore.

Trajneri portugez do ta zëvendësojë Paulo Fonsecan pas sezonit dëshpërues, që rrezikojnë të mos kualifikohen në Evropa Ligë edicionin e ardhshëm.

“Gjallorosët” e kanë të gatshme strategjinë duke i identifikuar dy lojtarë për t’i transferuar në verë.

Sipas Tuttomercatoweb, Mourinho po kërkon transferimin e Sanches dhe Belottit. Mesfushori i Lille është 23-vjeçar, por tashmë ka përvojë në Primeira Liga me Benfican, Bundesligë me Bayern Munichun, Premierligë me Swansean dhe dy sezone me Lille në Ligue 1.

Belotti në anën tjetër është emër i njohur në futbollin evropian dhe po vazhdon të jetë kyç te Torino. Këtë sezon, 27-vjeçari ka kontribuuar me 12 gola në 32 ndeshje të Serie A dhe pritet të përfshihet në ekipin kombëtar të Italisë për Kampionatin Evropian.

The post Mourinho identifikon dy lojtarë për t’i transferuar te Roma appeared first on RahovecNET.