Një rast i ngjashëm me atë të Andi Zeqirit, Bastien Tomës, Toni Domgjonit dhe Mërgim Berishës te Kosova, është regjistruar së fundmi me mbrojtësin kroat, Borna Soza që luan për ekipin e Stuttgartit.
Pas një sezoni të mirë, trajneri i Gjermanisë, Joachim Low vendosi të ftonte për të luajtur me kombëtaren, por një gjë e tillë iu refuzua.
Lojtari ka lindur në Kroaci dhe kur ishte 22-vjeçar ai është paraqitur për Kroacinë U-21.
Ky fakt bën që atij të mos i lejohet nga FIFA të luajë me kombëtare tjetër përveç Kroacisë, edhe pse ka nënshtetësi gjermane.
Drejtori i Gjermanisë, Oliver Bierof ka thënë se është e pamundur ta shikojmë Borna Sozan me fanellën e Gjermanisë në të ardhmen.
Ky rast është i njëjtë me Andi Zeqirin, Bastien Tomën, Toni Domgjonin dhe Mërgim Berishën, të cilët pasi kanë luajtur me kombëtaren e Zvicrës, respektivisht Gjermanisë, nuk do të mund të përfaqësojnë më Kosovën.
The post Konfirmohet rregullorja e FIFA-s që s’ua lejon Tomës, Zeqirit, Domgjonit e Berishës të luajnë për Kosovën appeared first on RahovecNET.