Klinaku i OVL-së pas takimit me Kurtin: I thamë se ka bazë ligjore për të ofruar garanci për krerët e UÇK-së

155
klinaku-i-ovl-se-pas-takimit-me-kurtin:-i-thame-se-ka-baze-ligjore-per-te-ofruar-garanci-per-kreret-e-uck-se

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të kësaj organizate, Faton Klinaku, ka thënë se mes tyre është diskutuar për tema të ndryshme – përfshirë atë të ofrimit të garancisë për mbrojtje në liri të ish-drejtuesve të UCK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.

“I kemi thënë se ka bazë ligjore sepse Ligji për Dhomat e Specializuara në Hagë, neni 41 parasheh mbrojtjen në liri. Ai [Kurti] do të shohë edhe mundësinë .Ne i kemi paraqitur vetëm kërkesat tona”, është shprehur Klinaku, njofton Klan Kosova.

“Kemi kërkuat që të funksionalizohet zyra pranë qeverisë për kategoritë e dala nga lufta. Javën tjetër me siguri do ta bëjë. Kemi kërkuar të zbatohen ligjet e veteranëve dhe invalidëve. Kemi kërkuar që ministrit t’i bëjnë aktet nënligjore që ligjet për kategoritë e dala nga lufta të zbatohen”.