Grabitje e armatosur në filialin e telefonisë në Pejë, mësohet shuma e parave që u vodh

189
grabitje-e-armatosur-ne-filialin-e-telefonise-ne-peje,-mesohet-shuma-e-parave-qe-u-vodh

Pesë ditë më parë policia është njoftuar se në filialin e telefonisë  IPKO në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë, dy persona të panjohur dhe të maskuar, nën kërcënimin e  armës kanë grabitur nga arka të holla në shumë prej 350 eurosh.  

Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur gjitha njësitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.  Ndërsa, pas një pune Operative nga ana e hetuesve Rajonal  kanë arritur  të identifikojnë dhe arrestojnë  të dyshuarit: A. H. lindur 1996 dhe D. T. indur 2001.

“Me Urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë, është kryer bastisje dhe kontroll në shtëpitë e të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e dëshmive armët:

  • Një pushkë gjysmë automatike, kalibër 7.62mm, një karikator dhe dymbëdhjetë (12)  copë fishek.
  • Një armë gjahu gjysme automatike (pumparice)”, njofton policia, transmeton Gazeta Express.

Me Urdhër të Prokurorit shtetit ndaj tyre është caktuar  masa e ndalimit policor prej 48 orë.