Gjykata Supreme e një shteti të BE-së kërcënohet me bombë, evakuohet stafi

318
gjykata-supreme-e-nje-shteti-te-be-se-kercenohet-me-bombe,-evakuohet-stafi

Ndërtesa e Gjykatës Supreme të Polonisë është evakuuar për shkak të një kërcënimi me bombë, njoftoi kjo gjykatë përmes rrjeteve sociale.
Kërcënimi erdhi pikërisht në ditën kur Departamenti Civil i gjykatës pritet t’i publikojë udhëzimet e shumëpritura rreth hipotekave me franga zvicerane, shkruan Reuters.
“Si rezultat i informatave të siguruara përmes adresës elektronike, se një mjet shpërthyes është vendosur në ndërtesën e Gjykatës Supreme, Kryetari i Parë i Gjykatës Supreme e urdhëroi evakuimin e ndërtesës” thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.

Ndryshe, Polonia disa herë është përballur me kritika nga Bashkimi Evropian për minim të pavarësisë së sistemit të drejtësisë.

The post Gjykata Supreme e një shteti të BE-së kërcënohet me bombë, evakuohet stafi appeared first on RahovecNET.