Prishtinë: Hidhte gjësende të forta nga kati i katërt i banesës, arrestohet i dyshuari

154
prishtine:-hidhte-gjesende-te-forta-nga-kati-i-katert-i-baneses,-arrestohet-i-dyshuari

Është arrestuar një person i dyshimtë në Prishtinë, pasi që nga banesa e tij kati i katërt, nga dritarja kishte hedhur gjësende të forta meqë rast ka rrezikuar kalimtarët e rastit.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore ndërsa i dyshuari kishte mbyllur dhe nuk kishte pranuar për ta hapur derën.

Me ndihmën e vëllait të tij është hapur dera e banesës dhe i dyshuari është arrestuar dhe fillimisht ishte dërguar në psikiatri për tretman mjekësor, pasi që dyshohej se i njëjti ka probleme.

Pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.