Pas Neymar, ky është ylli i skuadrës që do rinovojë me PSG-në

222
pas-neymar,-ky-eshte-ylli-i-skuadres-qe-do-rinovoje-me-psg-ne

PSG është fokusuar tani në rinovimin e kontratave të yjeve të skuadrës.

Dje, Neymar rinovoi kontratën deri në qershorin e vitit 2025, duke hedhur poshtë mundësinë e rikthimit te Barcelona.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano që kishte njoftuar rinovimin e kontratës së Neymar para disa muajve, ka zbuluar se edhe sulmuesi Julian Draxler do qëndrojë në “Parkun e Princave”.

“Julian Draxler ka pranuar propozim nga PSG-ja për të vazhduar kontratën dhe marrëveshja pritet të kompletohet në ditët e ardhshme. Draxler dëshiron të qëndrojë, pas Neymar ai do jetë i radhës”, shkroi ai.

Ndërkohë, PSG është duke hasur probleme me Kylian Mbappe i cili ëndërron të transferohet te Real Madrid dhe kontrata i skadon në vitin 2022./

The post Pas Neymar, ky është ylli i skuadrës që do rinovojë me PSG-në appeared first on RahovecNET.