Lëmshi i ri i madh: Antonela në Milano me ish-konkurentin e “Përputhen”

207
lemshi-i-ri-i-madh:-antonela-ne-milano-me-ish-konkurentin-e-“perputhen”

Ngjarjet në “Përputhen” na kanë treguar që dinë të bëhen aq lëmsh sa s’thuhet.Një tjetër situatë e ngjashme po krijohet javëve të fundit.

Të gjithë kanë parë ngacmimet përmes rrjeteve sociale mes Antonelës dhe Arsimit, i sapo ndarë nga Ana.

Pak javë pasi i dha fund historisë së dashurisë me të, duket që ‘preja’ e radhës është Antonela.Pas postimeve dyshuese, dyshja janë shfaqur bashkë në Milano.

Antonela në videon me Arsimin dëgjohet duke thënë që Arsimin e ka takuar në qendër të Milanos ‘rastësisht’.

Teksa Antonela në këtë version nuk i beson as vetes kur e thotë, sigurisht që askush nuk mendon se dyshja janë takuar ‘rastësisht’ në qytetin italian.

Mesa duket, atje kanë marrë rrugë bashkë për fundjavë.

The post Lëmshi i ri i madh: Antonela në Milano me ish-konkurentin e “Përputhen” appeared first on Gazeta Press.