Aksidentohen dy vetura në Mitrovicë, dy persona të lënduar

57
aksidentohen-dy-vetura-ne-mitrovice,-dy-persona-te-lenduar

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Shupkovc të Mitrovicës, rreth orës 20:00 të hënën.

Një gjë të tillë e ka bërë me dije zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me të lënduar, i ndodhur rreth orës 19:40, në hyrje të Mitrovicës segmenti fsh Shupkovc, dy vetura të përfshira dy persona të lënduar”, njofton Zahiti.

Gjatë ditës së djeshme, si pasojë e një aksidenti në Mitrovicë, ka vdekur një 66 vjeçar.