719 qytetarë gjobiten pasi nuk respektuan masat antiCOVID

86
719-qytetare-gjobiten-pasi-nuk-respektuan-masat-anticovid

Derisa situata e përballjes me virusin COVID-19 po vazhdon në Kosovë si thuajse në gjithë botën, Policia e Kosovës është duke vazhduar me shqiptimin e gjobave.

Gjatë 24 orëve të fundit nga Policia e Kosovës janë shqiptuar gjithsej 719 tiketa në bazë të ligjit antiCOVID.

Duhet përkujtuar që masat antiCOVID vazhdojnë të jenë të njëjta që prej më shumë se dy javësh derisa nuk dihet nëse Qeveria e Kosovës do të marrë vendim për largimin e orës policore.