Ramosi jep sinjalet e para për klubin e tij të ardhshëm

100
ramosi-jep-sinjalet-e-para-per-klubin-e-tij-te-ardhshem

Sipas të gjitha gjasave ky do të jetë sezoni i fundit i Sergio Ramosit me Real Madridin.

Spanjolli tash e një kohë është lidhur me një largim nga “Santiago Bernabeu” dhe një gjë e tillë pritet të ndodhë gjatë kësaj vere.

Është vet qendërmbrojtësi spanjoll i cili ka dhënë sinjalet e para për klubin e tij të ardhshëm.

Së fundmi, Ramos ka filluar të ndjekë shumë lojtarë të klubit francez, PSG në Instagram.

Ende nuk ka ndonjë gjë konkrete, por Paris Saint-Germain mund të jetë klubi i ardhshëm i Ramosit.

The post Ramosi jep sinjalet e para për klubin e tij të ardhshëm appeared first on RahovecNET.