Kthehet në shtëpi e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Gjilan, thotë se e ka kaluar natën me një burrë

133
kthehet-ne-shtepi-e-mitura-qe-ishte-raportuar-e-zhdukur-ne-gjilan,-thote-se-e-ka-kaluar-naten-me-nje-burre

Policia e Kosovës ka njoftuar se e mitura nga Gjilani që ishte raportuar si e zhdukur është kthyer në shtëpi.

Ajo ka deklaruar se e ka kaluar natën me një burrë, i cili është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Gjilan 05.05.2021 – 15:10. Me 07.05.2021 lidhur me rastin viktima e rastit femër kosovare është kthyer në shtëpi dhe sipas saj ajo kishte kaluar natën me një mashkull  kosovar. Policia ka arrestuar të dyshuarin i cili ka pohuar veprën në fjalë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia./