Drenica mund ta sigurojë sot mbijetesën, para Llapit e Feronikelit

94
drenica-mund-ta-siguroje-sot-mbijetesen,-para-llapit-e-feronikelit

Sot zhvillohet xhiroja e 34-të në Superligën e Kosovës në futboll, ndërsa të gjitha ndeshjet do të luhen në orarin e njëjtë, prej orës 15:00.

Klubi i Drenicës ka mundësi që sot ta sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit kosovar.

Por, kjo nuk varet vetëm nga ekipi i Sami Sërmaxhajt, pasi duhet të shikohet edhe dueli tjetër mes Trepçës’89 dhe Gjilanit.

Në rast se Drenica sot mposht Arbërinë dhe Trepça ’89 pëson humbje nga Gjilani, atëherë skuadra nga Skenderaj do ta siguroj edhe matematikisht mbetjen në elitën e futbollit kosovar.

Kështu, ekipi i Drenicës do ta siguronte mbijetesën më herët sesa Llapi e Feronikeli, ekipe të cilat janë ende të rrezikuara.

The post Drenica mund ta sigurojë sot mbijetesën, para Llapit e Feronikelit appeared first on RahovecNET.