12 të lënduar, policia jep detaje për aksidentin në Lipjan

68
12-te-lenduar,-policia-jep-detaje-per-aksidentin-ne-lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën në Lipjan, ku të lënduar kanë mbetur 12 persona.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gracë e Vjetër të Lipjanit, mesditën e së shtunës.

Si pasojë e aksidentit, 12 persona kanë mbetur të lënduar, e po ashtu ka pasur edhe dëme material.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, e më pas janë liruar në shtëpi.

“Fsh. Gracë e vjetër, Lipjan, 08.05.2021-15:30. Raportohet për një aksident trafiku në mes të tri veturave ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar 12 persona kosovar. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi”, bën të ditur policia