​Kurti: Për popullin e Kosovës, BE është më shumë se struktura dhe institucione

166
​kurti:-per-popullin-e-kosoves,-be-eshte-me-shume-se-struktura-dhe-institucione

Kryeministri Albin Kurti ka uruar me rastin e Ditës së Evropës, duke thënë se për njerëzit në Kosovë, Bashkimi Evropian është më shumë se struktura dhe institucione, ato janë vlera dhe një vizion i cili sipas tij duhet shpërndarë.

“Në Ditën e Evropës, le të ndalemi për një moment dhe te reflektojmë mbi idealet dhe idetë e themeluesve të BE-së dhe tonat, që të shohim se si matemi. Për njerëzit e Kosovës, BE-ja është më shumë se struktura dhe institucione; janë vlera dhe vizion i cili duhet shpërndarë”, shkruan Kurti në Twitter.