ZYRTARE: Real Madrid konfirmon lëndimin e Ramosit

112
zyrtare:-real-madrid-konfirmon-lendimin-e-ramosit

Real Madrid përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar për lëndimin e kapiteni të skuadrës, Sergio Ramos.

Vendimi i ngutshëm i Zinedine Zidane për të startuar me Ramosin në ndeshjen ndaj Chelsea, duket se ka rezultuar të jetë shumë negativ.

Kjo pasi lojtari është lënduar dhe nuk dihet akoma se sa do të mungojë.

“Pas testeve të kryera mbi lojtarin tonë Sergio Ramos nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai u diagnostikua me një lëndim në muskuj. Rikthimi i tij nuk është konfirmuar akoma”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Real Madrid do të luajnë nesër kundër Sevillas, për ndeshjen direkte për titull.

The post ZYRTARE: Real Madrid konfirmon lëndimin e Ramosit appeared first on RahovecNET.