U vra me 20 plumba, cila është lidhja e biznesmenit grek me shqiptarët e akuzuar për grabitje

47
u-vra-me-20-plumba,-cila-eshte-lidhja-e-biznesmenit-grek-me-shqiptaret-e-akuzuar-per-grabitje

Një biznesmen i njohur grek, Dionysis Korfiatis u ekzekutua sot në ishullin Zakynthos. Në momentin që u qëllua për vdekje me 20 plumba biznesmeni ndodhej në një zyrë kontabiliteti, por autorët nuk i ka stepur asgjë duke e ekzekutuar në mes të ditës. Mediat greke kanë zbuluar aktivitetet e shumta të biznesmenit, por edhe një lidhje me shqiptarët.

Protothema” shkruan se  biznesmeni 54-vjeçar disa vite më parë u dënua me 4 vite burg nga Gjykata e Apelit në Patra, pasi armët dhe materiale të tjera të paligjshme në lidhje me aktivitetet e disa shqiptarëve të akuzuar për grabitje në ishullin e Zakynthos u gjetën në shtëpinë e tij.

Biznesmenit pak kohë më parë iu vra gruaja në një pritë, ku vetë 54-vjeçari shpëtoi duke u larguar me shpejtësi. Për ngjarjen e sotme për mediat ka folur xhaxhai i grekut, që ishte i pranishëm në zyrën e kontabilitetit në momentin kur e qëlluan.

Vrasësit ishin me një makinë “Fiat Panda”. Ata ndaluan, hynë brenda në zyrë, e vranë atë dhe u larguan. Kjo ishte e gjitha. Tani tre mbesat e mia do të mbeten jetime pasi babai dhe nëna e tyre u vranë”  tha xhaxhai. Vrasja ndodhi në një nga ishujt e famshëm grekë ku jetojnë dhe punojnë shumë shqiptarë.