Policia jep detaje për aksidentin te 1 Tetori

176
policia-jep-detaje-per-aksidentin-te-1-tetori

Një aksident trafiku mes tri automjetesh ka ndodhur sot në rrugën “Edmon Hoxha” në Prishtinë. Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 12:40 në rrugën “Edmon Hoxha” Prishtinë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor ku janë përfshirë tri automjete. Si pasoj lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.