Haxhi Avdyli tallet me PSD-në: Më vjen keq, ishin arrestu krejt partia prej 4 personash

205
haxhi-avdyli-tallet-me-psd-ne:-me-vjen-keq,-ishin-arrestu-krejt-partia-prej-4-personash

Këtë e ka bërë teksa ka komentuar aksionin e tyre simbolik në objektin e Kuvendit të Kosovës, tek emisioni ‘dPt te Fidani’ në T7.

“Më vjen keq për PSD-në që janë arrestuar krejt partia, 4 persona”, ka thënë ai.

Tutje, Avdyli ka thënë se ata po tentojnë ta kopjojnë Lëvizjen Vetëvendosje, por që nuk po ia dalin.

“Ata po mundohen me e imitu Albin Kurtin, por nuk po i bijnë ato tesha. PSD po mundohet me e imitu një Vetëvendosje të kalume, por nuk po i bijnë këto tesha. Ata janë duke u mundu me mbijetu, por i ka kuptu populli, kur u ndajtën”, ka thënë ai