Gjendet një trup i pajetë në një lumë në Leposaviq

242
gjendet-nje-trup-i-pajete-ne-nje-lume-ne-leposaviq

Në një lum të fshatit Moshnicë të Leposaviqit është gjetur pa shenja jetë një trup i njeriut.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Fsh. Mosnice, Leposaviç NN – MM. Raportohet se në një lum në fshat është gjetur një trup pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.