Aksident me dy të lënduar në Lluzhan të Podujevës

224
aksident-me-dy-te-lenduar-ne-lluzhan-te-podujeves

Një aksident trafiku në mes të dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00,në fshatin Lluzhan të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka konfirmuar ajo.