Vetura shkel këmbësoren në Prishtinë, dërgohet me urgjencë në spital

188
vetura-shkel-kembesoren-ne-prishtine,-dergohet-me-urgjence-ne-spital

Një këmbësore është shkelur nga një veturë sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar policia me anë të një njoftimi për media.

“Rreth orës 13:00, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, njofton policia.R