Eurodeputeti i Parlamentit Europian, David McAllister, gjatë Konferencës Vjetore “State of the Union”, organizuar nga Instituti i Universitetit Europian, ka hedhur kritika ndaj Bashkimit Evropain, duke thënë se duhet të mbajë premtimet për liberalizimin e vizave për Kosovën apo integrimin e Shqipërisë.
Në fjalën e tij tha se vonesat e bëra në lidhje me këto çështje e ulin kredibilitetin e Unionit.
“Dua të flas për përgjegjësinë e BE-së. Duhet të funksionojmë në mënyrë efikase si komunitet, pa standarde të dyfishta brenda dhe jashtë BE-së. Sundimi i ligjit, solidariteti, etj, janë themelet mbi të cilat është bazuar fuqia e BE. Vonesat e bëra nga vetë vendet e BE-së ulin kredibilitetin.
Këtu përmend liberalizimin e vizave për Kosovën, por edhe integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ne duhet të mbajmë premtimet tona. Shpresoj që këtë mandat të bëjmë çeljen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, u shpreh eurodeputeti, shkruan oranews.
The post Eurodeputeti i ashpër ndaj BE’së: Të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën appeared first on RahovecNET.