Burri nga Gjilani gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë

68
burri-nga-gjilani-gjendet-i-vdekur-ne-oborrin-e-shtepise

Një burrë nga Gjilani është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij. Rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Uruqi”, derisa nga Policia po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rr. Ibrahim Uruqi, Gjilan 05.05.2021 – 04:07. Raportohet se viktima mashkull  kosovar  është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë se tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.”, thuhet në raport.