Sonte mësohen dy finalistët në Europa League

167
sonte-mesohen-dy-finalistet-ne-europa-league

Ndërsa, sonte do të mësohen dy finalistët e Ligës së Evropës, ku me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohen ndeshjet e kthimit mes Arsenalit e Villarrealit dhe AS Romës e Manchester United.

Manchester United triumfoi në ndeshjen e parë me rezultat 6 me 2, duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit në finale.

Në anën tjetër, Arsenal ka punë të vështirë për ta përmbysur rezultatin ndaj Villarreal. Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 1 me 2, duke e bërë shumë të vështirë ndeshjen e dytë për “Topçinjtë”.

Këto janë dy ndeshjet e kësaj dite.

21:00 Arsenal – Villarreal (Stadiumi Emirates)

21:00 AS Roma – Manchester United (Stadiumi Olimpico)

The post Sonte mësohen dy finalistët në Europa League appeared first on RahovecNET.