Salah në vend te Mbappes te PSG-ja.
E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të lidhet ngushtë me Real Madridin.
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Real Madridi do të detyrohet të bëjë disa ndryshime dhe ardhja e Mbappes do të ishte mëse e nevojshme për të kthyer klubin të luftojë sërish me më të mirët.
Jose Pedrerol i ‘El Chiringuito’, nga burime të sigurta raporton Mbappe është pothuajse punë e kryer; “ai do të luajë në Madrid sezonin tjetër”, pasi francezi po refuzon të rinovojë kontratën e Parisin
PSG nuk dëshiron të humbasë kohë dhe menjeherë ka nisur të kërkojë zëvendësuesin e 22-vjeçarit.
“Le Parisien” shkruan se Mohamed Salah i Liverpoolit është dëshira e madhe e Mauricio Pochettinos.
Për shumë vite, Salah ka qenë ylli i skuadrës te Liverpooli, por gjërat kanë ndryshuar vitin e fundit.
‘Redsat’ e vlerëson lojtarin 80 milionë euro, shifër që PSG s’do të hezitonte ta paguante.
28-vjeçari është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2017.
Deri sot, ai ka fituar Champions Leaguen, Premielrigën dhe disa trofe tjerë – ka bërë 198 paraqitje dhe ka shënuar 123 gola.
The post PSG e kërkon të përkëdhelurin e Liverpoolit në vend të Mbappes appeared first on RahovecNET.