Melinda Gates, një filantropiste dhe aktiviste për fuqizimin e grave, tashmë ish-bashkëshortja e Bill Gates, mund të bëhet gruaja e dytë më e pasur në botë me një pasuri prej rreth 73 miliardë dollarë.
Në peticionin e saj të divorcit, Melinda deklaroi se martesa e saj me multimiliarderin, pronarin e Microsoft, Bill Gates, “ishte thyer në mënyrë të pakthyeshme” dhe bëri thirrje në gjykatë për të ndarë pasurinë e çiftit prej 146 miliardë dollarëve.
Sipas ligjit të Washingtonit, çiftet që divorcohen duhet të ndajnë pasurinë e tyre në mënyrë të barabartë.
Nese kjo finalizohet, Melinda French Gates, e cila kohët e fundit ka vendosur mbriemrin e saj të vajzërisë në profilet në rrjetet sociale do të renditet pas Francoise Bettencourt Meyers, pronares së L’Oreal, pasuria e të ciles vlen 83 miliardë dollarë.
The post Melinda Gates mund të bëhet gruaja e dytë më e pasur në botë appeared first on Gazeta Press.