Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht njësiti rajonal i trafikut rrugor, ka filluar me implementimin e një plani operativ për kontrollin e shtuar në trafik – me fokus të veçantë ndaj ngasësve të motoçikletave.
Vetëm gjatë muajit prill për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor, në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë Prishtinë, janë shqiptuar 11,184 gjoba, njofton policia.
Mustafa i reagon qeverisë: Qytetarët po varen nga donacionet për vaksina, ju sot ndatë 11 milionë euro për rrymën në veri
“Ndërsa sa i përket planit që ka filluar që nga data 26 prill, deri sot janë shqiptuar këto masa:
-Masë administrative – 77 skuter te konfiskuar
-Masë administrative ndaj 44 (katerdhjet e katër) ngasësve të motoçikletave pa patentë shofer,
-Masë administrative ndaj 32 (tridhjet e dy ) ngasësi të motoçikletës pa helmetë mbrojtëse
-Masë administrative ndaj 52 ( pesdhjet e dy ) ngasësve të motoçikletave pa regjistrim.
Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, thuhet në njoftimin e policisë.