Flet si pasardhësi i kasapit të Ballkanit, PDK kërkon nga Albin Kurti të shkarkojë Donika Gërvallën

191
flet-si-pasardhesi-i-kasapit-te-ballkanit,-pdk-kerkon-nga-albin-kurti-te-shkarkoje-donika-gervallen

“Ishim dëshmitarë të një angazhimi te Ministres që vazhdoi ta fynte luftën e UÇK-së, i fyjti viktimat që ranë për lirinë dhe pavarësinë e vendit, i ka fyer të gjitha gratë e dhunuara, pra ajo sot e ka fyer sakrificën më të madhe të kombit shqiptar”, tha Tahiri, duke thënë se Gërvalla po flet me një narracion të ndërtuar në Beograd.

“Ne nuk mund të lejojmë që ministrja e Punëve të Jashtme të flet me narracionin e ndërtuar në Beograd. Ishte i njëjti me pasardhësin e kasapit të Ballkanit, kërkojmë nga z.Kurti që sa më parë ta shkarkojë këtë ministre të papërgjegjshme, ta shkarkojë këtë njeri që në mënyrë të vazhdueshme denigron pjesën më të ngritur tonë kombëtare”, tha ai.

“Ju e pat poashtu edhe sjelljen e mazhorancës, ne kemi në vazhdimësi një sjellje të pahijshme. Si nga zonja Bogujevci, në vazhdimësi ka tendencë për të ndalë fjalën deptuetëve të opozitës. Prandaj, në një mënyrë e tillë e sjelljes nga nënkryetarja e Kuvendit është e papranueshme.

Tahiri tha se PDK-ja kishte në vazhdimësi sulme nga deputetët e mazhorancës”, shtoi Tahiri.

Lexo edhe:

Tahiri-Gërvallës: Ti je përfaqësuese e Serbisë në Kosovë, je turp, marre