Dyshohet për mjet shpërthyes në një objekt në Prishtinë

207
dyshohet-per-mjet-shperthyes-ne-nje-objekt-ne-prishtine

Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në një objekt që ndodhet në zonën industriale në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në një objekt që ndodhet në zonën industriale në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin’, ka thënë Ahmeti.

Detaje tjera rreth rastit nuk dihen