Ambasadori gjerman i del në mbrojtje Donika Gërvallës

182
ambasadori-gjerman-i-del-ne-mbrojtje-donika-gervalles

Me anë të një postimi në Twitter, Rohde ka thënë se skenat në Kuvend sot ishin të papranueshme, teksa ka thënë se Gërvalla po sulmohet personalisht, shkruan Rahovec.net.

“Skenat e sotme në Kuvend ishin të papranueshme për një Parlament. Unë gjithashtu i konsideroj të papranueshme sulmet personale kundër ministres Gërvalla”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka thënë se Gjermania e përkrah vendimin e Kuvendit për të themeluar Specialen.

“Shfrytëzoj këtë rast për të nënvizuar përsëri se Gjermania, si të gjitha vendet anëtare të BE-së, mbështet plotësisht vendimin e Parlamentit të Kosovës, të miratuar me shumicë prej 2/3, për krijimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës”, ka shkruar ai.

Sipas tij,  për sundimin e ligjit Kosova duhet të angazhohet edhe në hetimin e krimeve të pretenduara të luftës.

“Luftimi i mosndëshkueshmërisë dhe hetimi i krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit është pjesë e angazhimit kosovar për sundimin e ligjit. Gjermania është e bindur se lufta e pandëshkueshmërisë përmes gjykatave penale kombëtare dhe ndërkombëtare është pjesë e një politike të përgjegjshme ligjore dhe të jashtme”, ka shkruar ai. /Rahovec.net/