“Në fund çerekut të dytë ish reprezentuesi Polak, gjatë gjithë kohës duke provokuar dhe ofenduar në mënyrën më të rëndë jo vetëm bankën por edhe gjyqtarin Mumini i cili nuk pati autoritet që ta jep edhe teknikën e dytë…”, ky reagim i Ponte Prizrenit ka shtyrë KB Pejën që të bëjë një tjetër reagim.
“Ish reprezentuesi Polak”, Ponte Prizreni me këtë iu referua Dardan Berishës dhe KB Peja ka mbetur e zhgënjyer me veprimin e klubit nga Prizreni duke e cilësuar këtë “raciste”.
Reagimi i KB Peja në mbrojtje të Dardan Berishës:
DARDAN BERISHA ËSHTË LOJTARI MË I MIRË SHQIPËTAR I TË GJITHA KOHËRAVE
Reagim ndaj deklarates skandaloze te ekipes se Prizrenit:
Sonte është sulmuar basketbolli i Kosovës, kapiteni i Kosovës dhe kapiteni i KB Peja.
Dardan Berisha është ish reprezentues i Polonisë në Kampionatin Europian, ai i cili ngriti Shqiponjën lart dhe na bëri të gjithëve krenar, është ai i cili e la Poloninë dhe erdhi i pari për të reprezentuar Kosovën në arenën ndërkombëtare deri sa shumë basketbollist tjerë vendor ende kan rezerva ta marrin këtë vendim. Është ai i cili e ngriti basketbollin e Kosovës në nivel tjetër me paraqitjet e tij tek Peja e Prishtina, madje edhe në garat më të vlefshme të basketbollit Europian.
Ne jemi krenar që kemi Dardanin në skuader dhe do të jemi pas tij gjithëherë. Kërkojmë nga qytatarët e Prizrenit të distancohen nga fyrjet raciste ndaj tij dhe bëjmë thirrje Federatës qe ta mbrojnë kapitenin e tyre me të gjitha masat e nevojshme.
The post Reagon sërish KB Peja, thotë se Berisha ishte viktimë e “fyerjeve raciste” appeared first on RahovecNET.