Kusari mbron Gërvallën, akuzon pse po përmenden deklarata të 2015-ës

19
kusari-mbron-gervallen,-akuzon-pse-po-permenden-deklarata-te-2015-es

Ajo ka thënë se pse duhet të sillen në fokus deklarata të vitit 2015 kur Gërvalla ka folur në cilësinë e një qytetari të thjeshtë.

“Në kapacitetin si qytetar secili qytetar ka të drejtë të jap mendimin e vet. Zonja Gërvalla në vitin 2015 ka qenë qytetare e lirë e Kosovës, nuk ka mbajtur ndonjë post publik. Historia e saj edhe familjare edhe rrethanat e vet ngritjes së saj janë shumë dramatike. Prandaj të sjellet në kontekst kohor diçka që është thënë para 6 viteve, në rrethanat në të cilat po këta krerë shtetëror të  cilët janë në Hagë kanë deklaruar se ata që nuk e votojnë Specialen janë armiq të Kosovës. Prandaj pse gjithë ky fokus në deklaratën e zonjës Gërvalla kur ishte qytetare e lirë”, ka thënë Kusari-Lila në  Politiko të Kanal 10.

Ajo ka thënë se deklaratat e Thaçit e Veselit kur kanë drejtuar institucionet e shtetit në kohën e themelimit të Speciales kanë qenë më të vrazhda sesa të Gërvallës.

“Vet ata  në parlamentin e Kosovë kanë thënë se duhet të themelohet Gjykata Speciale e tash cilës mi besu, këto deklarata i kanë thënë më të brazhda se zonja Gërvalla”, tha ajo.