Babai nga Vushtrria thotë se dy persona tentuan t’ia rrëmbejnë djalin 11-vjeçar

64
babai-nga-vushtrria-thote-se-dy-persona-tentuan-t’ia-rrembejne-djalin-11-vjecar

Një burrë nga Vushtrria ka raportuar në polici se dy persona të maskuar kanë tentuar t’ia rrëmbejnë djalin 11-vjeçar, para hyrjes së objektit ku banon.

Deri tash, nuk ka të arrestuar për këtë rast, por se njësitet policore janë duke e hetuar rastin.

“Rr. Blerim Zuqaku, Vushtrri 02.05.2021-23:07. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në lagjen ku banon para hyrjes së objektit dy persona të maskuar kanë tentuar që t’ia rrëmbejnë djalin e tij (moshë-11 vjeç), por nuk ia kanë arritur, dhe të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Sipas ankuesit, djali nuk ka nevojë për tretman mjekësor pasi gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Nuk dihet motivi i rastit. Lidhur me rasti është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, ka njoftuar Policia.