​Më 11 maj mbahet ankandi i shtatë i Letrave me Vlerë për 2021

17
​me-11-maj-mbahet-ankandi-i-shtate-i-letrave-me-vlere-per-2021

 

 

Ministria e Financave ka njoftuar se më 11 maj do të mbahet ankandi i shtatë i Letrave me Vlerë për vitin 2021.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 10-vjeçar në shumën prej 15 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 10 vjet dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

MF ka njoftuar tutje se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

The post ​Më 11 maj mbahet ankandi i shtatë i Letrave me Vlerë për 2021 appeared first on Gazeta Press.