Miftaraj, tha se të gjitha faktet me të cilat vlerësohet se a ka pasur gjenocid apo jo, tregojnë se në Kosovë është kryer gjenocid dhe se me të gjitha këto, Kosova plotëson kushtet juridike, që të padisë Serbinë për gjenocid.
“Në aspektin e nocionit juridik mund të themi që janë plotësuar të gjitha kushtet se në Kosovë është kryer gjenocid por pastaj nga ajo që e themi dhe është e dukshme mund të dalim te pjesa kryesore për të dokumentuar apo dëshmuar gjenocidin.”- tha Miftaraj për ATV.