Mbappe në dyshim për ndeshjen ndaj Man Cityt

50
mbappe-ne-dyshim-per-ndeshjen-ndaj-man-cityt

Paris Saint-Germain ende nuk e ka të sigurt praninë e Mbappes në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt.

Ishte trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino i cili tha se ende nuk kanë marrë një vendim për të.

“Ne ende duhet të vlerësojmë situatën me Kylian. Sot ai do të stërvitet vetë dhe do të shohim nëse ai mund ta bëjë atë me grupin në fund. Na ka mbetur një ditë. Ende nuk kemi marrë një vendim” – u shpreh Pochettino.

Ndeshja e parë e luajtur në “Parc des Princes” u fitua nga Manchester City me rezultat 1:2.

The post Mbappe në dyshim për ndeshjen ndaj Man Cityt appeared first on RahovecNET.