Lëndohen tre persona në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë

63
lendohen-tre-persona-ne-nje-aksident-trafiku-ne-rrugen-prishtine-podujeve

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Si pasojë  e këtij aksidenti të lënduar janë tre persona.

Kështu është bërë e ditur nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti theksoi se të përfshirë në këtë aksident janë dy automjete.

“Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 19:00. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti